Musku e lavdëron të emëruarën e Trumpit: E mrekullueshme - NACIONALE

Musku e lavdëron të emëruarën e Trumpit: E mrekullueshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Miliarderi amerikan, Elon Musk, duket se është i kënaqur me emërimin e zonjës Susie Wiles si shefe të Stafit në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti i zgjedhur, Donald Trump.

Duke publikuar një titull të lajmit për emërimin e saj si gruaja e parë në këtë pozitë, Musku në llogarinë e tij në rrjetin X shkroi shkurt: “Susie Wiles është e mrekullueshme”.

Musku e ka përkrahur republikanin Trump gjatë fushatës zgjedhore para zgjedhjeve presidenciale.

Ai e mori vëmendjen e mediave, pasi filloi premtoi se do të ndante nga një milion dollarë për votues të rëndomtë të Partisë Republikane.

Lajme të ngjashme