Musk-u i jep afat stafit të Twitter-it për t’u zotuar për punë të ngarkuar - NACIONALE

Musk-u i jep afat stafit të Twitter-it për t’u zotuar për punë të ngarkuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Miliarderi amerikan, Elon Musk, u ka dhënë afat deri të enjten punëtorëve të rrjetit Twitter për t’u zotuar se do të punojnë “me orar të gjatë e me intensitet të lartë” ose të largohen me pagesë për tre muaj pas largimit.

Në një shkresë elektronike dërguar punëtorëve të kësaj kompania, që është parë nga gazeta “The Guardian”, pronari tha se ndërtimi i valës së ardhshme të suksesit do të kërkojë performancë të jashtëzakonshme.

Në shkresë, stafit i kërkohet që të klikojnë në një vegëz për të vërtetuar nëse duan të jenë “pjesë e Twitter-it të ri” deri në orën 17 të enjten.

Musk-u tha se kushdo që nuk e ka pohuar zotimin deri në atë kohë, do të paguhet për tre muaj duke qenë i larguar nga puna.

“Çfarëdo vendimi që merrni, faleminderit për përpjekjet tuaja për ta bërë Twitter-in të suksesshëm”, thuhet në shkresën e miliarderit Musk.

Kushtëzimi i ri vjen pas largimit të 50 për qind të punëtorëve nga puna në fillim të këtij muaji, disa ditë pas blerjes së Twitter-it nga Elon Musk-u.

Lajme të ngjashme