Mushkolaj tregon problemet e qyteteve: Ndërtimet janë bërë për t'i përmbushur interesat e investitorëve
Analisti Imer Mushkolaj ka treguar për problemet më të cilat po përballen komunat.
Ai ka bërë me dije ndërtimet janë bërë për t`i përmbushur interesat e investitorëve.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mushkolaj ka shkruar së në këtë mënyrë po shtohet kaosi në komunat e Kosovës.
“Ndër problemet kryesore në Prishtinë dhe qytete tjera është se ndërtimet janë bërë për t'i përmbushur interesat e investitorëve, e jo të qytetarëve. Kështu kaosi është rritur, e qytetarët janë ngulfatur, duke sjellë një situatë të pashpresë”, ka shkruar Mushkolaj.