Mushkolaj tallet me kritiken e LDK-së për emërimin e zv/guvernatorit të BQK-së: Dikur caktohej Sokol Havolli - NACIONALE

Mushkolaj tallet me kritiken e LDK-së për emërimin e zv/guvernatorit të BQK-së: Dikur caktohej Sokol Havolli

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Imer Mushkolaj është tallur me kritiken e LDK-së për emërimin e Milor Cakajt, ish-këshilltarit të kryeministrit Kurti, në pozitën e zëvendësguvernatorit të BQK-së.

Ai ka vlerësuar se kritika e zyrtarëve të LDK-së për këtë çështje nuk është serioze.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mushkolaj ka shkruar se dikur edhe LDK-ja në pozitën e njëjtë e emëronte zyrtarin e saj Sokol Havollin.

“Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Milot Cakaj, është emëruar zv/guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës. Kapja nuk është ndryshe. Por, nuk e marr hiç serioz reagimin e LDK'së, përkatësisht deputetit Avdullah Hoti për këtë emërim. Në po të njëjtën pozitë dikur caktohej Sokol Havolli, asambleist i LDK'së në Prishtinë dhe ish-shef kabineti i ish-kryeministrit Isa Mustafa. Nëse tash VV e ka kapur BQK'në me Cakajn, njësoj ka vepruar dikur LDK me Havollin. Apo, ndoshta, "rruga e re" e sheh ndryshe këtë farë pune. Këtu s'kemi të bëjmë me reagim parimor, por veç me demagogji”, ka shkruar Mushkolaj.

Lajme të ngjashme