Mushkolaj: Punëtorët e sektorit privat nuk meritojnë të diskriminohen nga Qeveria - NACIONALE

Mushkolaj: Punëtorët e sektorit privat nuk meritojnë të diskriminohen nga Qeveria

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik, Imer Mushkojlaj ka komentuar vendimin e Qeverisë për subvecinionim me nga 50 euro për zyrtarët e sektorit publik në Kosovë.

Mushkolaj është shprehur se Qeveria po i diskriminon punëtorët në sektorin privat.

“Nëse qeveria paska vendosë t'i ndihmojë me 50 euro çdo muaj zyrtarët publikë, pse nuk po vepron njësoj edhe me punëtorët e sektorit privat, pra t'i mbështesë edhe ata direkt me 50 euro në muaj? Mijëra punëtorë në këtë sektor ballafaqohen me shumë më shumë probleme se ata që punojnë në shtet. Ata nuk meritojnë të diskriminohen nga qeveria”, ka shkruar Mushkolaj.

Lajme të ngjashme