Mushkolaj: Pse Përparimi nuk i dha çelës ish ministrit Rifat Latifi, edhe ai pati dhënë dorëheqje
Po vazhdojnë reagimet në lidhje me “çelësin e Prishtinës”, që kryetari i Kryeqytetit ia dorëzoi ish ministrit të mbrojtjes Armend Mehaj. Gazetari dhe analisti Imer Mushkolaj ka ironizuar me pyetje, duke thënë se “pse mos me ia dhonë Perparimi "Çelësin e Prishtinës" edhe ish-ministrit Rifat Latifi? Veç që nuk e ka shok a? Edhe ai pat dhonë dorëheqje si Armendi?”
Mushkolaj tutje është shprehur se edhe Latifi është përpjekur të punoj, por nuk i ka ecë.
E plotë:
E pse mos me ia dhonë Perparimi "Çelësin e Prishtinës" edhe ish-ministrit Rifat Latifi? Veç që nuk e ka shok a? Edhe ai pat dhonë dorëheqje si Armendi. Tybe edhe u pat përpjekë me punu, po nuk i ecke.