Mushkolaj për vrasjet në shkollën në Beograd: Nuk duhet gëzuar për vrasjen e askujt - NACIONALE

Mushkolaj për vrasjet në shkollën në Beograd: Nuk duhet gëzuar për vrasjen e askujt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Imer Mushkolaj ka shkruar rreth reagimeve për vrasjen e fëmijëve në një shkollë në Beograd.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Mushkolaj ka thënë se “nuk duhet gëzuar vrasjes së askujt, aq më pak fëmiëjve”.

“Nuk duhet gëzuar vrasjes së askujt, aq më pak vrasjes së fëmijëve - pa marrë parasysh cilit komb i takojnë.” – ka thënë ai.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme një nxënës i moshës 14 vjeçare vrau tetë nxënës të tjerë në një shkollë në Beograd, dhe rojën.

Kosovo-Online gjatë ditës së sotme ka raportuar që Lista Serbe ka kërkuar që flamujt në institucionet e banuara me komunitetin serb në Kosovë të ulen në gjysmështizë, kjo pas vendimit të Qeverisë së Serbisë që të shpallen tre ditë zie.

Lajme të ngjashme