Mushkolaj pas punësimit në KOSTT të gruas së Aliut e nipit të Bislimit: I paskan rahatu edhe dy, luftë hibride - NACIONALE

Mushkolaj pas punësimit në KOSTT të gruas së Aliut e nipit të Bislimit: I paskan rahatu edhe dy, luftë hibride

1 vit më parë

nga NACIONALE

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj ka reaguar pasi nipi i Besnik Bislimit, Gëzim Tosuni dhe bashkëshortja e Liburn Aliut, Lumnije Zeka, u punësuan në bordin e KOSTT-it.

Në një shkrim në Facebook, ai ka ironizuar duke përmendur “luftën hibride”.

“I paskan rahatu edhe dy. Luftë e ashpër hibride.” – ka thënë ai.

Ndryshe, për këto punësimë, ka reaguar edhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

“Së pari, emërimi i gruas së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe nipit të Zëvendëskryeministrit të Parë, si anëtarë të Bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), paraqet një shembull flagrant të nepotizmit dhe konfliktit të interesit. Ky vendim përveç se cenon integritetin e institucioneve publike, zhvlerëson edhe premtimet dhe angazhimet e partisë në pushtet për institucione të pavarura. Për më keq, kjo vendimmarrje është në funksion të përdorimit të institucioneve për interesa private dhe politike të individëve të lidhur me pushtetin.” – thuhet në këtë njoftim.

Lajme të ngjashme