Mushkolaj: Një vajzë është lënduar nga kulmi, askush s'ka dhënë dorëheqje, askush s'është arrestuar
Analisti Imer Mushkloaj, ka reaguar Elzën, vajzën e lënduar nga shëmbja e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës.
Mushkolaj përmes një postimi në Facebook, ka rikujtuar se kulmi i objektit të Komunës së Prishtinës është renovuar para pak muajsh dhe ka kushtuar 386 mijë euro.
“Të mos harrojmë: kulmi i objektit të Komunës së Prishtinës është renovuar para pak muajsh dhe ka kushtuar 386 mijë euro. Një vajzë është lënduar rëndë, kur kulmi u rrëzua dje. Askush s'ka dhënë dorëheqje, askush s'është arrestuar. A jep kush përgjegjësi?” – ka shkruar Mushkolaj.