Mushkolaj: Në Banjskë është plagosur edhe Alban Rashiti, po e përmendim pak e po e harrojmë - NACIONALE

Mushkolaj: Në Banjskë është plagosur edhe Alban Rashiti, po e përmendim pak e po e harrojmë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Imer Mushkolaj, analist, ka shkruar një status në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku ra në detyrë një polic kosovar dhe tre terroristë serbë.

Mushkolaj ka shkruar për policin e plagosur në veri, Alban Rashiti. Sipas Mushkolajt, polici i plagosur në Banjskë po përmendet pak e po harrohet.

“Gjatë sulmit terrorist në Banjskë është plagosur edhe polici Alban Rashiti. Po e përmendim pak e po e harrojmë, por ai ishte aty - në vendin e duhur, në kohën e duhur.” – shkroi ai në Facebook.

Lajme të ngjashme