Mushkolaj mezi e merr një vizë në Bolivi: Çfarë pune po bën MPJ-ja jonë? - NACIONALE

Mushkolaj mezi e merr një vizë në Bolivi: Çfarë pune po bën MPJ-ja jonë?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti dhe gazetari, Imer Mushkolaj ka hasur në probleme gjatë udhëtimit të tij në Bolivi.

Mushkolaj përmes një postimi në Facebook, ka treguar se në aeroportin e Bolivisë ka pasur problem për shkak të Kosova nuk ka qenë në listën e imigracionit, dhe se rrjedhimisht nuk mund të lëshohet viza, pavarësisht se te gjitha kushtet ishin plotësuar.

Në fund Mushkolaj, ka pyetur se çfarë është duke bërë ministria jonë e Jashtme apo ambasada përkatëse.

Pas disa orësh pritje në aeroport, autoritetet e Bolivisë më në fund e vunë vizën në pasaportë. Në fillim, madje, thanë se kurrsesi nuk mund të hyjmë në Bolivi dhe duhet të kthehemi. Arsyetimi: Kosova nuk është në listën e imigracionit të këtij shteti dhe, rrjedhimisht, nuk mund të lëshohet viza, pavarësisht se të gjitha kushtet ishin plotësuar. Çfarë pune bën ministria jonë e Jashtme ose ambasadat përkatëse për t'i zgjidhur këto probleme, që vazhdimisht iu shfaqen kosovarëve kur udhëtojnë në vende të ngjashme? A munden të paktën me e futë Kosovën në sistem?” – ka shkruar Mushkolaj.

Lajme të ngjashme