Mushkolaj: Kusari është e obliguar të tregojë se pse kishte nevojë të komunikonte me Radoiçiqin - NACIONALE

Mushkolaj: Kusari është e obliguar të tregojë se pse kishte nevojë të komunikonte me Radoiçiqin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Imer Mushkolaj ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për sjellje kontradiktore në lidhje me Listën Serbe. Përderisa partia pretendon publikisht se mund të qeverisë pa Listën Serbe, Mushkolaj theksoi se bashkëpunon me ta kur është fjala për miratimin e legjislacionit të rëndësishëm.

Mushkolaj theksoi nevojën për transparencë në këtë çështje, duke theksuar se Kusari-Lila duhet të sqarojë pse ka komunikuar me dikë si Radoiçiq.

“Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se po mundem me qeverisë pa Listën Serbe, ndërkohë që kur vjen nevoja për me siguru vota për me kalu ligje ata po votojkan ligje bashkë me Listën Serbe, pra kjo është dyfytyrësia dhe hipokrizia e Vetëvendosjes. Nëse na thanë edhe na kanë thënë që ne mund të qeverisim pa Listën Serbe edhe janë krenuar me këtë fakt atëherë si erdhi puna që zonja Kusari – Lila në emër të Grupit Parlamentar të VV-së, përkatësisht në emër të Qeverisë së Kosovës, të diskutojë me një person si Radoiçiqi që të sigurojë vota për të kaluar ligje të caktuar në Kuvendin e Kosovës,” deklaroi Mushkolaj në "Debat Plus".

“Ajo është e obliguar se pse ka pasur nevojë të komunikojë me Radoiçiqin, sepse nuk besoj se ka komunikuar kokë më vetë. Ajo ka komunikuar në emër të pushtetit, edhe është e rëndësishme me e dit publiku se pse ka komunikuar në kohën kur e dimë që ai ka qenë në listën e zezë të ShBA-së”, tha ai.

Lajme të ngjashme