Mushkolaj ironizon me Hazirin: Kur e dëgjon njeri Lutën, të krijohet përshtypja se është zëdhënës i Departamentit të Shtetit - NACIONALE

Mushkolaj ironizon me Hazirin: Kur e dëgjon njeri Lutën, të krijohet përshtypja se është zëdhënës i Departamentit të Shtetit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Imer Mushkolaj ka ironizuar me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se po i vije fundit durimit të ndërkombëtareve me Albin Kurtin.

Ai ka thënë se i dyti i LDK-së po flet si zëdhënës i Departamentit të Shteti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se LDK-ja ende nuk ka qëndrim të qartë për plotë çështje.

“Kur e ngon njeri Lutën, të krijohet përshtypja se është zëdhënës i Departamentit të Shtetit dhe BE'së. Me sa siguri e vetëbesim flet. A në anën tjetër, partia e tij nuk është në gjendje me pasë qëndrim të qartë për plot çështje”, ka shkruar Mushkolaj.

Lajme të ngjashme