Mushkolaj: Çka po lypë Kurti në këtë aranzhim të televizionit publik?
Analisti Imer Mushkolaj, ka kritikuar kryeministrin Kurti, i cili sot mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet RTK-së, Ambasadës Italiane në Kosovë dhe Institutit Italian të Kulturës së Tiranës, për të sjellë filma dhe seriale të prodhuara nga RAI në Kosovë përmes transmetuesit publik.
Me anë të një postimi në Facebook, Mushkolaj ka pyet se pse duhej kryeministri Kurti të merrte pjesë në këtë ceremoni.
“RTK paska nënshkru sot marrëveshje me Ambasadën dhe Institutin Italian të Kulturës në Tiranë për transmetim, vitin e ardhshëm, të dy serialeve, katër filmave dhe gjashtë dokumentarëve të prodhuar nga RAI. Shumë mirë. Pyetjet e mia janë: çka po lypë kryeministri Albin Kurti në këtë ceremoni? Cili është roli i tij në këtë farë muhabeti dhe pse është dashtë të jetë edhe ai i pranishëm në këtë aranzhim të televizionit publik? Nuk është as drejtor, as kryesues bordi, as kryeredaktor”, ka shkruar ai.
