Mushkolaj Beogradi është duke i torturuar serbët e Kosovë përmes grupeve kriminale
Analisti Imer Mushkolaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas kërkesës së kryeministres serbe Ana Bernabiq, që OJQ-të, të reagojnë për "torturën që po përjetojnë serbët e Kosovës".
Mushkolaj ka thënë se është e pa kuptimtë se për çfarë torture e ka fjalën Bernabiq.
"Kryeministrja e Serbisë iu paska bërë thirrje OJQ-ve që të reagojnë për "torturën që po e përjetojnë serbët në Kosovë". Për çfarë torture po flet zonja?", ka thënë Mushkolaj.
Sipas Mushkolajt, e vetmja torturë që po ju behët serbëve të Kosovës është duke ardhur nga vet Beogradi përmes grupeve kriminale.
"Nëse po i torturon dikush serbët në Kosovë, atëherë këtë po e bën Beogradi me veprimet e veta, nëpërmjet grupeve kriminale që po terrorizojnë qytetarët në veri",, tha ai.
Kujtojmë së sot është dita e 12, që nga vendosja e barrikadave në veri të vendit, po ashtu për nesër është paralajmëruar një protestë masive afër barrikadave në fshatin Rudarë.