Murtezaj: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka thënë se ditëve të fundi është rritur numri i bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore dhe të tjera në veri të vendit.
"Padyshim. Momentumi i ri ka sjell avantazhe edhe në konktekst të formalizimit të ekonomisë në atë pjesë të vendit. Ditëve të fundit ka një shtim të bizneseve të cilat regjistrohen për çështje tatimore dhe të tjera", tha ai i pyetur në "Debat Plus" nga Ermal Panduri nëse ka biznese në veri të vendit të cilat po fiskalizohen.