Murmurimë e madhe u dëgjua në Prishtinë: Nisin talljet - NACIONALE

Murmurimë e madhe u dëgjua në Prishtinë: Nisin talljet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mot i ligë ka mbretëruar në Kosovë që nga mbrëmë, e deri sot në mëngjes.

Kryeqyteti është ‘zgjuar’ sot më herët se ditëve të tjera. Një murmurimë me zhurmë të madhe ka tronditur prishtinasit.

Shumë prej tyre menjëherë kanë nisur të shkruajnë nëpër rrjete sociale, për nivelin e zhurmës që shkaktoi.

E kjo ka nxitur edhe tallje nëpër rrjete sociale.

Dardan Hasku ka ironizuar duke shkruar se kjo murmurimë do ta frikësonte edhe kryeministrin Kurti. Kjo pas krenarisë së aktivstëve të VV-së me një video, ku Kurti nuk frikësohej nga murmurima.

“Qaq e forte ke qajo murmurime heret n’mengjes, sa qe edhe Albin Kurti u tut pak”, ka shkruar Hasku.

Ndaj kësaj, ka publikuar një video në facebook edhe Shpend Lila. Ai ka ironizuar me një humor të Stupcave.

Reagime ka pasur edhe në rrjetet e tjera sociale.

Postimi:

Lajme të ngjashme