Murati tha se ekonomia është e qëndrueshme, Çitaku: Ministër, dil pak prej zyrës
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se përkundër sfidave të vazhdueshme globale, ekonomia e vendit tonë po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme.
E për këtë i ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku duke i bërë kërkesë që ai të dalë pak prej zyrës.
“Ministër, dil pak prej zyrës. Fol pak me biznese të vogla, fol pak me mësuesit, mjekët, policët, studentët.
E kur të kthehesh në zyre pasi të kesh takuar qytetarët e këtij vendi, ke me e fshi vet këtë status”, ka shkruar Çitaku.