Murati: Sot dalin nga 100 euro për studentët - NACIONALE

Murati: Sot dalin nga 100 euro për studentët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar përmes një statusi në Facebook, se sot i pranojnë mbështetjen prej 100 eurove, studentët të cilët kanë aplikuar për Përballje me Inflacionin.

Sipas Muratit, kjo ështe vetëm njëra ndër mbështetjet e Qeverisë për studentët.

50,778 studentë sot pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.

Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq.

Studimet i kemi bërë falas, kurse sivjet kemi rritur edhe numrin e bursave në 2 mijë për ata që studiojnë në STEM, nga 1,000 sa ishte vitin e kaluar.

Qeveria për studentët!

Postimi:

Lajme të ngjashme