Murati: Skema e ri-dizajnuar e shtesva hynë në fuqi muajin gusht - NACIONALE

Murati: Skema e ri-dizajnuar e shtesva hynë në fuqi muajin gusht

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati, sot në një komunikatë për media të tij dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje nga skema e ri-dizajnuar e shtesave për fëmijë, të cilat do të hyjnë në fuqi nga muaji gusht.

Murati bëri të ditur se listat tashmë janë përpunuar.

“Konsiderojmë se është një ditë e mirë me një lajm të mirë për fëmijët dhe të gjitha nënat që marrin shtesat në emër fëmijëve…”, tha ai, duke shtuar se janë mbi 403 mijë fëmijë që përfitojnë nga skemat e shtesave”, shkruan Murati.

Murati tha se çdo familje që ka tri fëmijë nga 0-16 vjeç do të përfitojë mbi 17 mijë.

Ndërsa Kurti tha bëri të ditur se për ata që kanë dy fëmijë, Qeveria e Kosovës do të paguajë nga 20 euro, ndërsa deri më sot janë paguar vetëm 10 euro.

Lajme të ngjashme