Murati pyetet për 300 milionë euro kredi konsumuese nga kosovarët: Ekonomi e shëndoshë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se është mirë që qytetarët marrin kredi, pasi sipas tij, më ketë nënkuptohet se kemi “ekonomi të shëndoshë”.
Murati në konferencë për medie është pyetur për miliona eurot që kosovarët po marrin për kredi konsumuese.
Ai kësaj pyetje iu përgjigj, duke thënë se kur lëshohet kredi, nënkupton që ekonomia është e shëndoshë dhe bankat janë më të sigurta që mund të kthehen paratë.
“Kjo nuk lidhet me temën, megjithatë, kreditimi i sektorit privat dhe ekonomive familjare është çështje e sektorit privat. Bankat bëjnë vlerësimet kreditore kur lëshojnë kredi, dhe vlerësime të rrezikut, dhe rritja e kreditimit në fakt në ekonomi, për të gjithë ekonomistët nënkupton ekonomi të shëndoshë, kur ekonomia është keq bankat hezitojnë të lëshojën kredi, ndërsa kur ekonomia është mrië dhe ka rritje, bankat janë me dorëlirë me lëshu kredi, sepse janë të sigurtë që gjasat që kredia të kthehet edhe më e lartë.” – ka thënë ai.