Murati për veteranët e UÇK-së: Një ligj të ri që do të siguronte një listë të pastruar
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur për çështjen e veteranëve të luftë së UÇK-së për të cilët tha se beson se do të arrihet një dakordim me një ligj të ri që do të siguronte një listë të pastruar të veteranëve.
Ai ka thënë çështja e veteranëve të UÇK-së dhe ligji për pagën minimale janë çështje të ndara me njëra-tjetrën.
“Sa i përket çështjes së veteranëve kemi pasur një takim dhe Zyra e Kryeministrit ka marrë përsipër që të përcjellë një propozim se si do të duhej të zgjidhej çështja më tutje, pra për çështjen e veteranëve, mirëpo ligji për pagën minimale është çështje tjetër siç e kemi diskutuar tashmë dhe sa i përket kësaj po besoj kemi pasur edhe një reagim apo deklarim publik edhe nga përfaqësues të shoqatave të veteranëve, dhe po besoj që mund të arrijmë një dakordim si të ecim tutje përpara me një ligj të ri që do të siguronte një listë të pastruar dhe pastaj dhe të mund të bisedonim edhe për mënyrën sesi të trajtohet dinjitetshëm kjo kategori e shoqërisë sonë”, ka thënë Murati.
Këto komenti Murati i bërëi gjatë konferencës për media ku shpalosi programin e Qeverisë me emrin “Qeveria për familjet”.