Murati për formimin e Qeverisë: Vlen ajo që ka thënë Kurti
Hekuran Murati ka përgjigje të njëjtë me Albin Kurtin sa i përket formimit të qeverisë.
“Në lidhje me këtë çështje, besoj se vlen ajo që ka thënë kryeministri. Pra, fillimisht do të presim përfundimin e procesit të numërimit, certifikimin e rezultateve, konstituimin e Kuvendit dhe më pas mund të flasim për formimin e qeverisë,” u shpreh Murati, pas një konference për media me Zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Financimin e Zhvillimit, Akihiko Nishio.