Murati: Pensionet rriten 20% nga ky muaj, për kategoritë e luftës nga janari - NACIONALE

Murati: Pensionet rriten 20% nga ky muaj, për kategoritë e luftës nga janari

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se një kategori e penzioneve që nga ky muaj do të rriten për 20 për qind, ndërsa ato për kategorit e luftës nga janari i vitit tjetër.

“Impakti i tërësishëm buxhetor për vitin fiskal parashihet të jetë 100 milionë euro shtesë, të cilat do të alokohen për këtë rritje të pensioneve”, tha Murati.

“Jemi edhe në program me FMN ndërsa jo gjithherë negociatat janë të lehta. Kemi arritue që t’i bindim që është veprim i duhur të bëjmë kapërcim 20%. Sa i përket skemave, siç tha Kurti, ato që financohen sipas ligjit të skemave të financuara nga shteti, penzioni i moshës...rritja fillon nga ky muaj...ato që përcaktohet nga Ligji për statusin e dëshmorve...ato nga janari”, tha Murati.

“Pensioni bazik i moshës, 20% Pension kontributpagues, 20%...Edhe për aftësitë e kufizuara, fëmijtë, të rritur, verbërit, paraplegjik tetraplegjikë., skemat personale të tjerë , familjarë, invalidorë i punës dhe pensioni i parakohshëm për Trepçën”.

Lajme të ngjashme