Murati: Partitë opozitare nuk e kanë hallin që kompanitë po abuzojnë me çmime
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka mbrojtur Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, duke thënë se rregullon një problem të madh.
Ai ka thënë se partitë opozitare nuk e kanë hallin që kompanitë po abuzojnë me çmime, por që të largohet TVSH-ja.
“Qeveria ka sjell një ligj i cili e targeton problemin me abuzime të çmimeve. Opozita tha sot se nuk bën ta kemi një ligj të tillë. Si alternativë po propozohet të hiqet TVSH-ja. Partitë opozitare nuk e kanë hallin që kompanitë po abuzojnë me çmime, por të hiqet TVSH-ja. Ne me këtë ligj propozojmë çmime tavan dhe e kemi parë që funksionon.”, ka thënë ai.
Më tej, Murati theksoi se Projekligji nuk e cenon Kushtetutën e Kosovës ashtu siç u tha nga opozita.
“Nuk qëndron argumenti që është në kundërshtim me Kushtetutën. Kemi të bëjmë me një situatë që duhet të vihet në kontroll abuzimi me çmime”, ka thënë ai.
