Murati: Pagat e rregullta kanë dalë me shtesën e rritur të përvojës së punës - NACIONALE

Murati: Pagat e rregullta kanë dalë me shtesën e rritur të përvojës së punës

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar përveç pagës së 13 dje pagat e rregullta janë ekzekutuar edhe me shtesën e rritur të përvojës së punës.

Ai ka bërë me dije se shtesa është rritur nga 0.25% në 0.50% për 15 vitet e para të përvojës.

Në profilin e tij në Facebook, Murati ka shkruar se shtesë është paguar edhe për dy muajt e shkuar.

“Përveç pagës së 13-të për të punësuarit në sektorin publik që marrin pagë nga buxheti, dje pagat e rregullta janë ekzekutuar edhe me shtesën e rritur të përvojës së punës. Shtesa është rritur nga 0.25% në 0.50% për 15 vitet e para të përvojës, gjë që nënkupton rritje efektive të pagës për të gjithë të punësuarit. Vlen të theksohet që shtesa e rritur e përvojës së punës është paguar edhe për dy muajt e shkuar, janar dhe shkurt. Kurse sa u përket rasteve të grave në pushim të lehonisë që mund të mos jenë procesuar dje për pagën e 13-të, të punësuarat duhet t’u drejtohen menaxhmentit në institucionin ku punojnë. Listat e pagave përgatiten nga secili institucion përkatës, dhe ato janë përgjegjës për lëshimet eventuale, të cilat mund të korrigjohen në muajin vijues”, ka shkruar Murati.

Lajme të ngjashme