Murati në ShBA takon Shefin e Misionit të FMN-së për Kosovën, pretendon progres ekonomik - NACIONALE

Murati në ShBA takon Shefin e Misionit të FMN-së për Kosovën, pretendon progres ekonomik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është takuar me Shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, David Amaglobeli, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Gjatë takimit, Murati ka pretenduar për progres të Kosovës në fushën e ekonomisë.

“Nga ana e tij, Amaglobeli përgëzoi Kosovën për performancën e mirë makroekonomike, që reflektohet me rritje të ekonomisë përtej parashikimeve fillestare, dhe me shkallë inflacioni të ulët, e cila në shtator shënoi 0.4%”.

“Palët vijuan diskutimet rreth projekteve dhe programeve aktuale, siç janë: Stand-By Arrangement (SBA) dhe Resilience and Sustainability Facility (RSF) me Fondin Monetar Ndërkombëtar si dhe përmbushjen e rekomandimeve që derivojnë nga këto programe. Palët vijuan takimin duke diskutuar mundësitë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen”, thuhet tutje në komunikatë.

Lajme të ngjashme