Murati lëshohet edhe në këso propagande: Veç VV-ja është deklaru që të mos e lë Listën Serbe të ketë nënkryetar kuvendi - NACIONALE

Murati lëshohet edhe në këso propagande: Veç VV-ja është deklaru që të mos e lë Listën Serbe të ketë nënkryetar kuvendi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarët e Kuvendit votohen në pako dhe dy prej tyre duhet të vinë – kushtetuetshmërisht ashtu – nga pakicat joshumicë, në këtë rast atë serb e propozon grupi parlamentar i pakicës serb; por Hekuran Murati, deputet i Vetëvendosjes tha se veç kjo parti është deklaruar të mos e le Listën Serbe të ketë nënkryetar.

Deri më tani vetëm Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar për përcaktimin që për postin e nënkryetarit të Kuvendit, që sipas Kushtetutës duhet të vijë nga komuniteti serb, të zgjedhet dikush që nuk vjen nga Lista Serbe”, shkroi Murati.

Postimi i Muratit:

Deri më tani vetëm Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar për përcaktimin që për postin e nënkryetarit të Kuvendit, që sipas Kushtetutës duhet të vijë nga komuniteti serb, të zgjedhet dikush që nuk vjen nga Lista Serbe.

Gjithashtu, ne i kemi ftuar edhe partitë tjera PDK/LDK/AAK që të na bashkohen në këtë nismë, pra për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb ta zgjedhim dikë që nuk vjen nga Lista Serbe.

Por deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje pozitive nga PDK/LDK/AAK për këtë çështje.

Besoj që qëndrimi për temën e nënkryetarit e tregon më së miri se cilat parti ende presin dhe shpresojnë për bashkëpunim me Listën Serbe, e ato janë PDK/LDK/AAK.

Lajme të ngjashme