Murati krahason pakon 150 milionëshe të inflacionit në Kosovë me pakon e Gjermanisë 65 miliardshe - NACIONALE

Murati krahason pakon 150 milionëshe të inflacionit në Kosovë me pakon e Gjermanisë 65 miliardshe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka treguar edhe një herë për pakon e re të masave për përballje me inflacionin, e cila u shpalosë të shtunën nga ai dhe kryeministri Kurti.

Këtë pako në vlerë prej 150 milionë euro, Murati e ka krahasur me pakon 65 miliardshe të cilën e ka prezantuar sot, për lehtësim të kostos së energjisë.

“Bashkë me Kryeministrin Kurti dje prezantuam pakon e re të masave për përballje me inflacionin, në kuadër të vazhdimësisë së Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Pakoja kap vlerën prej 150 milionë euro, që përkthehet në rreth 2% të GDP, pa llogaritur pakon e muajit prill, apo masat paraprake.

Qeveria Gjermane sot ka prezantuar një pako masash të ngjashme në vlerë prej 65 miliardë euro, që përkthehet në rreth 1.8% të GDP”, ka shkruar Murati.

Tutje ai ka bërë krahasimin e mjeteve të ndara në Kosovë të kësaj pako dhe asaj në Gjermani.

Lajme të ngjashme