Murati ia kthen ASK-së: S'ka përgjegjësi Ministria e Financave për regjistrimin e popullsisë - NACIONALE

Murati ia kthen ASK-së: S'ka përgjegjësi Ministria e Financave për regjistrimin e popullsisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur rreth shtyrjes së sërishme të regjistrimit të popullsisë që planifikohej të mbahej 1 nëntor.

Sipas Muratit, Ministria e Financave nuk ka përgjegjësi për këtë shtyrje. Murati ka vlerësuar se përgjegjësia për shtyrjen e censusit qëndron tek Agjencia e Statistikave të Kosovës.

“Ministria e Financave ka ofruar ndihmë dhe mbështetje për t’i kryer disa punë që ata (ASK) nuk kanë pasur resurse t’i përfundojnë…Ne e kemi marrë atë vendim dhe i kemi ndihmuar ASK-së…Është problem kur dikujt i ndihmon, mundohet t’i fajësoj atë që po e ndihmon. Ministria e Financave nuk e ka përgjegjësi regjistrimin e popullsisë, e ka ASK-ja.” – deklaroi Murati për Kosovapress.

Lajme të ngjashme