Murati: Edi Rama është në ofensivë për të çmontuar Raportin e Dick Martit - NACIONALE

Murati: Edi Rama është në ofensivë për të çmontuar Raportin e Dick Martit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LB-së, Valon Murati, ka lavdëruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili tani është duke e mbajtur një fjalim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës kundër raportit të Dick Martit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nga vera e këtij Rama është në ofensivë për të çmontuar politikisht dhe juridikisht këtë raport.

Kryeministri i shtetit shqiptar Edi Rama prej verës së këtij viti është në ofensivë në betejën për të çmontuar politikisht dhe juridikisht Raportin e Dick Martit nga ku buron Rezoluta 1782 e Këshillit të Evropës të vitit 2011 për çështjen e trafikimit të organeve nga ana e UÇK-së. Kjo betejë, sigurisht në një kontekst të favorshëm për shkak të rrethanave të reja gjeopolitike, e nisur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator të këtij viti, po kulmon me fjalimin/betejën e Ramës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku çdo gjë filloi. Nuk ka diçka më shqiptare dhe njëkohësisht njerëzore në betejën me politikën shoviniste serbe dhe atë ruse sesa rehabilitimi i karakterit të luftës çlirimtare të UÇK-së e cila është baza mbi të cilën është ndërtuar liria e Kosovës”, ka shkruar ai.

Ai ka kritikuar diplomacinë e Kosovës, duke thënë se po qëndron indiferente në këtë drejtim.

Diplomacia e shtetit të Kosovës në të gjitha nivelet, ndonëse nuk i ka mundësitë e mëdha, duke qenë indiferente ndaj kësaj nisme, po tregon një impotencë dhe smirë të pakuptueshme. Historia një ditë do të qesh e qaj me këtë mentalitet provincial që mendon se atdheu dhe bota fillon dhe përfundon në mëhallën tënde”, ka shkruar Murati.

Lajme të ngjashme