Murati: Deri tani Qeveria ka alokuar 60 milionë euro për blerje të rrymës - NACIONALE

Murati: Deri tani Qeveria ka alokuar 60 milionë euro për blerje të rrymës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka treguar se deri tani Qeveria e Kosovës ka subvencionuar 60 milionë euro për blerje të energjisë.

Gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor për Energji ai ka thënë se deri në fund qeveria do të alokojë edhe 90 milionë euro tjera.

Si Ministri e Financave ndarjen buxhetore e kemi bërë. Shuma e ndarë deri më tani në kuadër të zotimit prej 90 milionë euro është 60 milionë euro deri tani shuma e alokuar në Ministrinë e Ekonomisë. Janë bërë dy alokime, alokimi i parë ka qenë ndarja prej 41 milionë euro dhe alokimi i dytë është prej 19 milionë euro”, ka deklaruar Murti.

Ai ka bërë me dije se për shkak të subvencionimit çmimi i energjisë elektrike në Kosovë është më i lirë së në Shqipëri.

Përmbushja e zotimit ka afat deri më datën 31 mars 2023 dhe nuk është afat që ka skaduar, çdo afat do të përmbushet. Nëse e marrim Shqipërinë si rast konkret atje është shtuar blloku i ri tarifor – njësoj siç e kemi bërë edhe ne ku mbi nivelin prej 800 kilovat të konsumit në muaj ka tarifë tjetër. Por, nëse i krahasojmë tarifat në Kosovë tarifa nën 800 kilovat, tarifa e shtrenjtë e ditës kushton 6,75 cent kurse në Shqipëri nëse konvertohet kushton rreth 8 centë kurse mbi 800 kilovat tek ne kushton rreth 12 centë ndërsa në Shqipëri 36 centë”, ka thënë Murati.

Lajme të ngjashme