Munishi: Ishte një ndeshje shahu, kishim punë me një skuadër të fortë siç është Drita - NACIONALE

Munishi: Ishte një ndeshje shahu, kishim punë me një skuadër të fortë siç është Drita

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, u deklarua në fund të ndeshjes kundër Dritës, pasi doli me një pikë nga ky takim.

Ai u shfaq i kënaqur me mënyrën e organizimit të klubit dhe klimën pozitive që është rikthyer në qytet, duke bërë që tifozët ta mbushin çdoherë e më shumë stadiumin “Fadil Vokrri”.

"Në klub mbretëron një atmosferë e mirë, një atmosferë e punës. Edhe entuziazmi është rikthyer në qytet”, tha ai.

Munishi pranoi se kishte përballë një rival të fortë, duke i thur elozhe gjilanasve: “Drita ka skuadër të fortë. Të merremi vesh. Ishte një ndeshje shahu, ku pritej një gol nga një anë, ashtu sikur në anën tjetër.”

Trajneri prishtinas tregoi se çfarë po i mungon skuadrës së tij: “Po na mungon pasimi i fundit para portës. Me angazhimin që kemi treguar gjatë kampionatit kemi merituar pikë më shumë. Mirëpo ne do të vijojmë të punojmë. Një Prishtinë e fortë është mirë edhe për futbollin e Kosovës”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme