Mungesa e librave, SBAShK-u e shqetësuar: Situata është më e theksuar te klasat VI–IX - NACIONALE

Mungesa e librave, SBAShK-u e shqetësuar: Situata është më e theksuar te klasat VI–IX

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është shprehur e shqetësuar me mungesën e librave për disa klasë.

Pas mbajtjes së Këshilli Drejtues, SBAShK-ut ka treguar se për cilat klasë bëhet fjalë.

Në komunikatën për media është thënë se ky problem po përsëritet vazhdimisht.

“Kryetarët e niveleve komunale raportuan se situata është më e theksuar te klasat VI–IX, ku ka mungesë të librave për shkak të dallimeve në numrin e nxënësve krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa tekstet e dorëzuara janë shpesh të dëmtuara dhe pothuajse të papërdorshme”, është thënë në komunikatën për media.

Gjithashtu, kjo sindikatë ka shprehur shqetësimet e saj edhe për mosformimin e institucioneve.

“Këshilli Drejtues vlerësoi se vonesat e gjata po dëmtojnë procesin arsimor dhe zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve të arsimit. U ra dakord që sapo të formohet Qeveria, SBAShK-u të nisë dialogun për adresimin e kërkesave të kahershme të anëtarësisë”, është thënë në komunikatë.

Lajme të ngjashme