Mungesa e energjisë elektrike, Smajljaj ironizon: Qeveria rekomandon që të lexohet
Politologu Avdi Smajljaj ka ironizuar me reduktimet e ashpra të energjisë elektrike.
Ai ka bërë me dije se qytetarët duhet t`i kthehen leximit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Smajljaj ka shkruar disa rekomandime.
“Rekomandimi i qeverisë si të përballemi me terrin: Pasi të përfundoni orët e leximit në kolona të makinave, mund të vazhdoni orët e gjata të leximit në shtëpitë tuaja në terr. Nëse nuk mund t'i lëvizni buzët gjatë leximit nga të ftohtit, lexoni pa zë pa i lëvizur ato. Lexim të këndshëm!”, ka shkruar ai.