Mujku: Ligji i Pagave e ka privilegjuar kryeqytetin - NACIONALE

Mujku: Ligji i Pagave e ka privilegjuar kryeqytetin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës, Vehbi Mujku, ka shkruar për miratimin e Ligjit të Pagave.

Ai përmes një postimi në Facëbook, ka thënë se një zyrtar profesional 1 në Kryeqytet me koeficient 5.7 dhe i fundit në listë një profesional 1 në një Komunë deri në 10 mijë banorë me koeficient 5.56 dallimin në pagë e kanë 16 euro.

Mujku ka thënë se duke e ditur koston e jetesës në kryeqytet, më mirë është që të mos bëhet as ky dallim, pasiqë sipas tij është shaka.

Kryeqytetin” e paskan “privilegjua” fort shumë. Një zyrtar PROFESIONAL 1 në Kryeqytet me koeficient 5.7 dhe i fundit në listë një PROFESIONAL 1 në një Komunë deri në 10 000 banorë me koeficient 5.56 (e që ka Komuna me 2 000-3 000 banorë) dallimin në pagë e paska 16 euro.Një zyrtar profesional 1 në Kryeqytet i ka 2 000-3 000 klientë, aq sa ka banorë krejt një Komunë e tillë.Më mirë mos me bë as këtë dallim, se sa me bë hajgare, sidomos kur dihet se cila është kosto e jetesës në Kryeqytet sot!”, ka shkruar Mujku në Facebook.

Lajme të ngjashme