Mujka nga nesër edhe zyrtarisht Kryeshef i Ibër Lepencit - NACIONALE

Mujka nga nesër edhe zyrtarisht Kryeshef i Ibër Lepencit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Faruk Mujka, ish-nënkryetar i komunës së Mitrovicës dhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”.

Vendimi është marrë me datën 1 të këtij muaji dhe hyn në fuqi nga data e miratimit, me aplikim nga 6 dhjetori 2022.

Këtë detyrë Mujka do ta ushtrojë për tri vitet e ardhshme. Para pak çastesh ndërkaq, lajmin e konfirmoi edhe vet Mujka, duke thënë se ky është një rrugëtim i ri për të.

Ai për një kohë, ka qenë edhe kryetar i degës së LVV-së në Mitrovicë dhe nënkryetar i Komunës.

LVV-ja e kishte “nënshkruar dokumentin aplikues” për ta bërë Mujkën pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit”.

Sidoqoftë, Mujka ishte tërhequr nga kjo garë, duke e arsyetuar këtë me “rritjen e VV-së dhe nevojën për krijimin e hapësirave për forcat e reja që po i bashkëngjiten partisë”.

Lajme të ngjashme