Muja: Të enjten seanca e re për çështje të drejtësisë - NACIONALE

Muja: Të enjten seanca e re për çështje të drejtësisë

4 vjet më parë

nga Arbër Ramadani

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të enjten të mbahet seanca e re me pikat që nuk kanë përfunduar në seancat e kaluara.

Deputei i Vetvendosjes, Armend Muja pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka kërkuar koncensus për temat që kanë të bëjnë me drejtësinë.

“Është vendosur seanca të enjten e radhës janë disa pika që vazhdojnë. Dy projektligje parashihen, ligji për deklarimin e pasurisë dhe skemës së financave. Këto janë zhvillime për seancën e ardhshme. Përkushtimi i VV-së i shfaq edhe kryeministri Kurti që ndërlidhen me drejtësinë, të kemi konsensus”, ka thënë Muja.