Muja pretendoi se është ulur papunësia për 6.9 për qind nën Qeverinë Kurti - NACIONALE

Muja pretendoi se është ulur papunësia për 6.9 për qind nën Qeverinë Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

“Drejtësi dhe Punësim” ishin dy prioritetet e deklaruara të Qeverisë Kurti II. Për më shumë se një vit, është përmendur shifra prej 25 mijë të punësuarve nga ana e kryeministrit Kurti dhe vartësit të tij, Hekuran Muratit. Por, deputeti i LV-së, Armend Muja, tashmë ka bërë një përdatësim të të dhënave.

Sipas të dhënave të marra nga Agjencia e Statistikave të Kosovës – e futur nën ombrellën e Kryeministrisë që nga qershori i këtij viti – del se shkalla e papunësisë në tremujorin e fundit të vitit 2021 ishte 17.7 për qind.

Muja pretendon se gjatë 2021-shit janë raportuar 32 mijë vende pune të reja në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

Në bazë të interpretimit të tij, del se shkalla e papunësisë është ulur nga 24.6 në 17.7 për qind.

Për fat të keq, shifrat për vitin 2022 mungojnë.

Lajme të ngjashme