Muja përmend Republikën Serbe në Bosnje: Filmin e kemi parë, mos të befasohemi me fundin
Edhe deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka shkruar në Facebook arsyet pse nuk duhet të bëhet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Muja duke kundërshtuar themelimin e Asociacionit në Kosovë, ka treguar se si u formua Republika Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë.
Ai ka thënë se Republika Sërpska mbetet kërcënim për çdo ditë dhe se Kosova e ka parë këtë film dhe nuk duhet të befasohemi me fundin, që nënkupton se edhe në Kosovë mund të ndodh një gjë e tillë.
“As Republika Srpska në Bosnje nuk u bë për një ditë. Nisi në prill 1991 me bashkimin e komunave me shumicë serbe. Miratoi kushtetutën e vet në shkurt të 1992-tën. U njoh ndërkombëtarisht në dhjetor të 1995-tës. As sot, 32 vite pas, nuk e ka marrë formën e përfundimtare. Ajo mbetet krijesë e gjallë që kërcënon çdo ditë me shpalljen e pavarësisë dhe bashkimin me Serbinë. Filmin e kemi parë. Mos të befasohemi me fundin.” – ka shkruar Muja në Facebook.
Ndërkohë, zyrtarët e lartë amerikanë, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar, ka thënë se “ne e kundërshtojmë rreptësisht krijimin e çfarëdo etniteti që i përngjan Republikës serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë”.
