Muja i ashpër me ShBA-në dhe BE-në: Deklaratat e tyre janë të pamatura, duhet të jenë më të kujdesshëm - NACIONALE

Muja i ashpër me ShBA-në dhe BE-në: Deklaratat e tyre janë të pamatura, duhet të jenë më të kujdesshëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka kritikuar ShBA-në dhe BE-në për presionin që po ia bëjnë Kosovës në lidhje me çështjen e ndalimit të dinarit serb në Kosovë.

Në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ai ka thënë se deklaratat e tyre janë të pamatura.

Sipas tij, ndërkombëtaret duhet të jenë më të kujdesshëm në raport me Kosovën.

“Nuk parashoh probleme, mirëpo si rëndom në momentin që ka ndonjë ndryshim të ekuilibrit, ditët e para zakonisht vijnë ca deklarata, që unë besoj se janë të pamatura dhe duhet të jenë më të kujdesshme”, ka thënë Muja në emisionin “Interaktiv” të KTV-së.

Lajme të ngjashme