Muja e sulmon LDK-në: Është konsistente në mbrojtjen e grupeve të interesit - NACIONALE

Muja e sulmon LDK-në: Është konsistente në mbrojtjen e grupeve të interesit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Armend Muja, e ka sulmuar LDK-në.

Kjo lidhur me ligjin për çmimet tavan dhe gjithashtu për daljen në treg të hapur të disa kompanive.

Ai ka thënë se LDK-ja është konsistente në mbrojtjen e grupeve të interesit.

Postimi:

Kur Qeveria Kurti bëri Ligjin për Çmimet Tavan që marketet mos me i rritë çmimet sa të duan, LDK e çoi në Gjykatë Kushtetuese duke thënë se janë për ekonomi të tregut.

Tash kur disa kompani do të dalin në treg të hapur të energjisë, LDK thotë jo nuk bën të dalin në treg të hapur.

LDK është kontradiktore në logjikë por konsistente në mbrojtjen e grupeve të interesit.

Lajme të ngjashme