Muja e publikon listën e grupeve kriminale në veri që duhen arrestuar: Për një Mitrovicë pa banda - NACIONALE

Muja e publikon listën e grupeve kriminale në veri që duhen arrestuar: Për një Mitrovicë pa banda

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status në Facebook, në të cilën ka shkruar për veriun dhe tensionet e fundit në veri.

Në fakt, ai ka komentuar deklaratat e Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, të cilat i ka quajtur propaganda, duke thënë se “nuk ka lista për arrestim të qytetarëve”, siç kanë pretenduar pushtetarët serbë.

“Bandat kriminale në veri të Kosovës: Propaganda e Vučić e ditëve të fundit me qëllim të frikësimit të qytetarëve të komunitetit serb propagon kinse lista të gjera të njerzve që do të arrestohen. Në Kosovë nuk ka lista për arrestim të qytetarëve.” – shkruan ai, duke dhënë një listë të gjatë me emra që duhet të arrestohen për shkak të aktivitetit kriminal në veri.

“Grupi i kriminelëve është më i kufizuar seç mendohet dhe raportohet. E kaluara e tyre është kriminale dhe kanë për t’u përgjigjur para drejtësisë. Kjo është lista që unë do e rekomandoja për arrestim për një Mitrovicë pa krim, banda dhe barrikada.” – përfundon ai.

Lajme të ngjashme