Kurti e pranon propozimin e BE-së për Asociacionin, Muja: BE t’i japë Kosovës statusin kandidat, ta njohin 5 shtetet mosnjohëse
Qeveria e Kosovës me anë një komunikate për media ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i gatshëm ta nënshkruaj draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në lidhje me këtë, ka reaguar deputeti i Vetwvendosjes, Armend Muja.
Muja me anw tw njw postimi nw Facebook, ka thwnw se pasi Serbia nuk e ka pranuar ta nwnshkruaj marrwveshjes sw sotme, BE duhet ta shpwrblejw Kosovwn.
“Karrota për Kosovën është shkopi më i madh ndaj Serbisë. Pas refuzimit të nënshkrimit të marrëveshjes, shkeljes së saj dhe sponzorizimit të sulmit në Banjskë, është koha e duhur që BE t'i japë statusin e vendit kandidat Kosovës, dhe pesë shtetet mosnjohëse të BE-së ta njohin Kosovën. Duhet të ecim përpara sepse Serbia ka vendosur të ecë prapa”, ka shkruar Muja.
