Muhaxheri për sulmit seksual në Pejë: Mrika Nikçi është krenaria e qytetit dhe mbarë shqiptarisë - NACIONALE

Muhaxheri për sulmit seksual në Pejë: Mrika Nikçi është krenaria e qytetit dhe mbarë shqiptarisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar pas sulmit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi.

Muhaxheri përmes një shkrimi në Facebook, deklaroi se dhuna nuk është çështje private, por edhe sociale e politike.

“Por mbi të gjitha, është krim i dënueshëm, për të cilin kërkohet reagimi i secilit prej nesh”, ka thënë ai.

Tutje, Muhaxheri ka thënë se Nikçi është sportiste e dalluar, krenaria e Pejës dhe mbarë shqiptarisë.

Vlen të theksohet se sulmuesi i Mrika Nikçit është Flori Beqiraj.

Ky i fundit, është arrestuar sot dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajme të ngjashme