Muhaxheri krahason Kurtin me Milosheviqin: Duhet mobilizim për ta ndalur - NACIONALE

Muhaxheri krahason Kurtin me Milosheviqin: Duhet mobilizim për ta ndalur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka kritikuar kryeministrin Kurti për ndërhyrjet në veri, duke e krahasuar me ish-presidentin e Serbisë, Slobodan Millosheviq, i njohur edhe si “kasapi i Ballakanit”.

Në emisionin Rubikon, Muhaxheri ka thënë ka treguar ngjashmeritë, sipas tij, të kryeministrit Kurti me ish-presidentin serb, të akuzuar nga Tribunali i Hagës.

Dhe opinioni është i njëjtë. Ai donte të vendoste shtet ligjor në një territor ku 90 për qind ishin shqiptarë”, tha Muhaxheri.

Udhëheqësi i qeverisë së tanishme kosovare është orientuar që në veri që me vendos shtet ligjor. Te kush? Te njerëzit që janë 97 për qind serbë? Në një territor që jetojnë 30 mijë ose 40 mijë qytetarë serbë”, tha ai.

Me i vu në rrezik të arriturat e komplet e 25 vjetëve pas luftës, edhe 15 vjet pas shpalljes së Pavarësisë edhe me fut vendin në sanksione është papërgjegjësi totale”.

Tutje, ai ka thënë se duhet një moblizim gjithëkombëtar kundër qeverisë Kurti.

Lajme të ngjashme