Muhaxheri flet për takimin e LDK-së: “Rruga e Re” është program qeverisës për Kosovën
Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës, është dekluar në lidhjem e takimin dy-ditorë të LDK në një hotel e prapa dyerve të mbyllura.
Në një prononcim për Radio 1, Muhaxher deklaroi se diskutimi mbi programin e ri të LDK-së janë në përfundim.
“Ju konfirmojë se jemi në diskutimet përfundimtare për programin e LDK-së, i cili do të dal nga këtu dhe i njejti pastaj do të finalizohet në Kuvendin e LDK-së. Bëhet fjalë, pra për programin qeverisës të LDK-së.” – tha Muhaxheri për Radio 1.
Tutje, ai ka thënë se programi “Rruga e Re” është programpër qeverisjen e vendit.
“Tani mund t’ju them sigurt, vetëm se ne po merremi me punët tona dhe këto janë përgatitje shumë, shumë serioze për të ardhmen. Programi ‘Rruga e Re’ është program qeverisës për vendin.” – shoti ai.