Muharremi: Temperatura është 99 gradë, Kurti e ka gjithë botën jashtë dhe brenda kundër - NACIONALE

Muharremi: Temperatura është 99 gradë, Kurti e ka gjithë botën jashtë dhe brenda kundër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai ka thënë se takimet e emisarit Escobar me mediat në Kosovë, kanë për qëllim presionin dhe shkatërrimin.

Sipas tij, mund të ketë një “game-plan” që po e bënë Kurtin të mos tërhiqet.

Postimi:

Gameplan Escobar-Lajcak

A po kuptoni ju diçka nga këto takime dje dhe sot të emisarëve super të lartë të SHBA dhe BE? Diçka "puna keq" po thojnë... po nuk po kuptohet shumë çka është aq keq! Disa gjëra po kuptohen ndoshta megjithatë:

1. Edhepse të gjithë po thojnë që jo, Albin Kurti ka lëvizë prej pozicionit të ngurt që ka pas. Ai, me apo pa dëshirë po bashkëpunon ngapak. Mos pritni prej tij me ndryshu 180 shkallë kaq shpejt, se nuk funksionon. Ai ka me bashkëpunu ose ka me u dorëheq? Rrugë të tretë nuk ka;

2. Presioni SHBA-BE kundër Kryeministrit është maksimal! E di shumë mirë çka do të thotë kur ata takojnë secilin parti opozitë dhe pakica. Sidomos, kur ata takojnë editorët dhe krerët e mediava, dihet qëllimi: presion dhe shkatërrim total për ty. Po ja lëshojnë saqin Kryeministrit në maksimum. Ai tani e ka gjithë botën jashtë dhe brenda kundēr tij, fatkeqësisht. Temperatura është 99 gradë;

3. Serbia po shfrytëzon rastin me i gërshetu zgjedhjet e reja me themelimin e asociacionit. Spo dëshirojnë vetëm me shku zgjedhje por me shku zgjedhje pasiqë kryhet Asociacioni që me kushte të reja juridike me cementu pozicionin e serbëve lokal në veri. Kjo është e komplikueshme dhe Serbia po krijon avantazh se ne kemi gabu me levizjet në veri e sidomos kur kemi shku me dhunë me i instalu kryetarët;

4. Presioni kohor: E kanë përfshi edhe Presidentën në lojë dhe po e kërcënojnë KM që me apo pa ty kemi me bë çka dëshirojmë. Opozita nuk po abuzon, spo luajn "flliqt" me përfitu politikisht. Janë shumë të shqetësuar që dëme të pariparueshme për Kosovën munden me ndodhë. Emisarët po bëjnë presion kohor dhe po përdorin të madh dhe të vogël me i bë presion Albin Kurtit;

5. Qasje e Gabuar? Ata që e njofin Albin Kurtin e dijnë që është rigjid, apo jo fleksibil apo kokëfortë. Nuk frigohet dhe ka forcë mentale të fuqishëm me përballu situata të vështira. Mënyra më e mirë me bindë me lëvizë është me argumente. Ai nuk i bindet presionit dhe taktikave psikologjike që kishin me funksionu tek tjerët. Munden edhe me rraf e me fut në burg, nuk ndryshon asgjë. Albinit duhet me ja hakiratë trurin me argumente. Ai bindet nëse përdorni metodën e duhur dhe largoni dhunëm psikologjike dhe presionin. Me këtë qasje dhe taktike, po e largoni më shumë... Apo ndoshta aty është qëllimi? Ndoshta ky është gameplan tani, ndoshta treni ka ikur..

Lajme të ngjashme