Muharremi: Qeveria Kurti është dorëzuar, po tregon që nuk është e interesuar të qeverisë më - NACIONALE

Muharremi: Qeveria Kurti është dorëzuar, po tregon që nuk është e interesuar të qeverisë më

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka akuzuar ashpër Qeverinë Kurti për mos reagim pas rezultatit të dobët në testin PISA.

Ai ka thënë se kjo qeveria është dorëzuar.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se më skandaloze se rezultati në PISA është mosreagimi i Qeverisë.

“Kjo qeveria është dorëzuar. Më skandaloze sesa rezultatet e PISA po më duket mos reagimi i qeverisë në këtë temë. Ende nuk kemi një reagim që na jep shpresa se e ardhmja jonë mund të jetë më e mirë sesa rezultatet e PISA. E ato rezultatet ndërlidhen me të ardhmën tonë. Me kapacitetin tonë me organizu shoqërinë dhe shtetin dhe me sjellë mundësi dhe mirëqenie më të mirë për gjeneratat e ardhshme. Asnjë reagim fare”, ka shkruar ai.

Ai ka bërë me dije se Qeveria Kurti po vërehet se flamurin e dorëzimit e ka ngritur edhe në fushat tjera.

“Secila qeveri në botë kishte analizuar situatën dhe për 2-3 ditë kishte dalur me një plan shumë adekuat të veprimeve që do të përmirësonin gjendjen, ose së paku të na ipni shpresa që do të mundohen të ndryshojnë dicka. Kishte alokuar buxhet dhe resurse me ndryshu për të mirë gjendjen. Edhe qeveritë më joefikase në botë kishin reaguar deri më tani. Kjo është e papranueshme. Kjo qeveri, sipas asaj që po shof me indiferencën maksimale për tema më thelbësore, po tregon që nuk është e interesuar të vazhdoj të qeverisë më. Flamuri i bardhë është ngritur”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme