Muharremi: Pse nuk flasin mes vete politikanët shqiptarë? - NACIONALE

Muharremi: Pse nuk flasin mes vete politikanët shqiptarë?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar raportet jo të mirave në mes të liderëve politik të shqiptarëve.

Ai ka bërë me dije se periudha e fundit ka treguar se liderët e shqiptarëve nuk kanë qenë shumë të koordinuar në mes vete.

Sipas tij, e njëjta gjë po ndodh në Kosovë, Shqipëri dhe vendet tjera ku ka shqiptar.

Pyetja 1 milion dollarëshe: Pse nuk flasin mes vete politikanët shqiptarë? Çfarë i pendon aq shumë liderët politik të mos flasin e bashkërendohen mes vete... kjo na interson. Periudha e fundit ka ekspozuar faktin që jo gjithmonë liderët politik janë të bashkërenduar si e kërkon koha dhe nevoja. Kemi parë sesi në këto troje ka vështirësi të takohen përfaqësues politik. Kryetar partish mes vete, qeveria me opozitën, opozita mes vete... nuk takohen e flasin shumë. Me gjasë nuk kanë pranuar as të takohen së bashku tek presidentja pas sulmit të 24 shtatorit. Çfarë është kjo mendësi kështu tek ne?”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme